“Kryeministër e ke fjalën ti, shkarkoje”, “Kërkim falja nuk mjafton”, “ UÇK”..., dhe shumë thirrje të tjera janë adresuar nga studentët në adresë të kryeministrit Isa Mustafa, për shkakrimin e ministrit serb Aleksandër Jabllanoviq. Studentë, profesor, e qytetarë kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare në drejtim qeverisë ku janë ndalur para Teatrit Kombëtar pëtr të shprehur mbështetjen e tyre ndaj nënave gjakovare dhe gjithë familjeve që humbën më të dashurit në luftë.
“Jemi kundër të gjithë Jabllanoviqëve këtu dhe në Beograd që prekin mbi identitetin tonë kombëtar”, ka thënë Arben Mehmeti, kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP). Mehmeti tha se nëse ka drejtësi në Kosovë ose në Evropë, sipas kodit penal të Kosovës Jabllanoviq duhet të ndiqet penalisht.
Protestuesit janë shpërndarë para pak çastesh. Por, Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se protestat mund të vazhdojnë, edhe për çështja të tjera që mund ta prekin identitetin dhe sovranitetin e vendit.
Gjatë protestës studentët kanë brohoritur se “nuk e japin Trepçën”./Zeri.