42 % e francezëve kundër publikimit të karikaturave të profetit Muhamed

Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Francez për Opinionin Publik, thuajse gjysma e shtetasve francezë mendojnë se nuk duhet të publikohen karikaturat e profetit Muhamed.

Sondazhi vjen disa ditë pas sulmit të 7 janarit mbi revistën satirike “Charlie Hebdo” ku u vranë 17 persona, raporton AA.

Janë 42 përqind e shtetasve francezë që mendojnë se karikaturat e profetit Muhamed nuk janë aspak të hijshme për tu publikuar.

Këta shtetas francezë të intervistuar kanë thënë në masë se karikaturat nuk duhen publikuar për shkak se fyejnë myslimanët.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat