Pezullohet greva e minatorëve

Menaxheri i "Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se “greva është pezulluar për një muaj dhe brenda këtij muaji qeveria e Kosovës duhet t’i kryejë obligimet e veta, që nënkupton ndërprerjen e privatizimit të kombinatit dhe definimin e saktë të statusit të ‘Trepçës’”

Tmava ka thënë se minatorët janë dakorduar njëzëri se kërkesat për “ Trepçën” që të jetë pronë e Republikës së Kosovës nuk negociohen me asnjë çmim, por duke marrë parasysh brengat dhe reflektimin e tërë popullatës për fatin e Kombinatit “Trepça” dhe të grevistëve, greva pezullohet.

“Ky pezullim prodhon obligime për institucionet qendrore, e ato janë, që në afatin 1 mujor Qeveria e Kosovës me çdo kusht duhet te sjellë vendim dhe garanton që Kombinati nuk do të hyjë në procesin e privatizimit. Brenda këtij afati një mujor qeveria të raportojë për rrjedhën dhe dinamikën e angazhimit të sqarimit të statusit të ‘Trepçës’”, ka thënë për Kosovapress Tmava.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat