Në Ferizaj diskutohet për “Islamin dhe terrorizmin”

“Islami dhe terrorizmi”, ishte tema e seminarit që u mbajt në universitetin AAB në Ferizaj, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, drejtues të kishës katolike dhe asaj ortodokse në Ferizaj, deputetë të Parlamentit të Kosovës, drejtues të organizatave joqeveritare, drejtues të gjykatave, drejtues të policisë si dhe drejtues të KFOR-it amerikan.

Kryetari i degës së Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj, Fehmi Efendi Mehmeti, ka thënë se ky seminar është organizuar me qëllim të vetëm, njoftimi rreth termit terrorizëm, i cili është shumë aktual dhe që më së shumti, po e prek komunitetin islam dhe të sqarojmë se cili është qëndrimi i fesë islame për terrorizmin.

"Nga vetëm emri të cilin e posedon feja islame, nënkupton se mesazhi i islamit është paqja dhe që në mënyrë absolute e lufton terrorizmin", ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se dëshiron që ta kuptoj si një fillim të dialogut dhe të debatit, për të sqaruar çështje që kanë të bëjnë me fenë islame dhe me aktet e terrorizmit që shpesh po bëhen në emër të saj. /KP/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat