Ka ndërruar jetë mbreti i Arabisë Saudite

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah ibn Abdulaziz al Saud, ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare, njofton televizioni shtetëror saudit.

Lajmi për vdekjen e mbretit saudit erdhi disa javë pasi ishte shtrirë në spital dhe ishte diagnostikuar me pneumoni (ndezje e mushkërive).

Pozitën e tij do ta trashëgojë vëllai i tij 79 vjeçar Selman ibn Abdulaziz. Ai do ta marrë pushtetin menjëherë, ndërsa varrimi i mbretit Abdullah do të bëhet brenda 24 orësh.

Mbreti i ri i Arabisë Saudite, Selman ibn Abdulaziz

Mbreti Abdullah erdhi në krye të Arabisë Saudite në vitin 2005./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat