Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj mund të jetë në telashe.
Anëtari i skuadrës gjermane Koln, njihet si njeri fetar që falë pesë vakte, ndërsa ai poston shpesh në faqen e tij në ‘Facebook’, edhe gjëra që kanë të bëjnë me fenë islame, transmeton Telegrafi.
Por postimet e shpeshta që kanë të bëjnë me fenë islame kanë bërë që Kolni ta kontrolloj faqen e mbrojtësit shqiptar.
Mavraj, së fundmi, ka postuar në Facebook një video të ‘Gjeneratës së Islamit’, që më pas është fshirë.
Sipas medieve gjermane, Koln mund të marrë masa, ndaj këtyre posteve në faqe nga Mavraj dhe pritet t’ia ndaloj një gjë të tillë. /Telegrafi/