Sipas përllogaritjeve të para nga ekipet në terren të Ministrisë së Administratës Publike, mësohet se dëmi i shkaktuar nga protesta e djeshme në Prishtinë (duke përfshirë riparimet) mund të sillet rreth 1.3 milion euro.
“Aty përfshihen dëmi në objekte publike, private, dëmet në sheshe, dëmet nëpër rrugë, dëmet e veturave private, dëmet e makinerisë së policisë, ndriçimi, shenjëzimi... etj”, thotë një burim brenda kësaj ministrie. /gazetafjala/