Ja si hyjnë emigrantët kosovarë në Hungari (Video)

Qindra emigrantë kosovarë e kalojnë çdo ditë kufirin me Serbinë dhe arrijnë në vendbanimet kufitare në Hungari. Nëpër rrugën kryesore të vendbanimit Asotthalom shihet një numër i madh njerëzish nga Kosova që kanë mësyrë vendet e Evropës Perëndimore.

Kosovarët tregojnë se kanë kaluar nëpër Serbi dhe janë nisur për në vendet e Evropës Perëndimore, në kërkim të një jete më të mirë.

Rrugës për në Segedin dhe Budapest emigrantët kosovarë kalojnë nëpër vendbanimin Asotthalom, ku nga banorët vendas kërkojnë ujë, thuhet në një kronikë të Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Në tabelën pranë rrugës shkruan se për sigurinë e kësaj komune përkujdeset policia civile, transmeton Telegrafi.

Një banor vendas tregon se si çdo ditë sheh njerëz të cilët kalojnë andej-pari duke kërkuar që t’i orientojnë për në Budapest dhe Segedin.

“Kërkojnë t’i orientojmë për Budapest dhe Segedin. Kërkojnë ujë dhe sigurisht që ne u japim. Nuk e di pse po vijnë këndej”, thotë një banor i Asotthalom-it.

Ndërsa një grua thotë se nuk e pengon kalimi i emigrantëve kosovarë nëpër vendbanimin e tyre.

“Kërkojnë ujë dhe u japim. Po thonë se po shkojnë në kërkim të një jete më të mirë. Sot shkojnë ata, nesër ndoshta do të shkojmë ne. Kurrë nuk i dihet”, thotë ajo.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat