Shet bagëtinë për të ikur jashtë vendit: Mos më dilni para, se këtu s’rri

Nga vërshimet ka pësuar edhe Komuna e Ferizajt. Shumë shtëpi të fshatit Tërn kanë mbetur pothuajse të pabanueshme. Kjo ka shtyrë disa banorë që të shesin edhe bagëtitë për të migruar jashtë vendit.

I mbushur tërësisht nga uji, fshatit Tërn po i ikin banorët për shkak se nuk mund të jetojnë në shtëpitë e përmbytura.

Është çështje ditësh kur Ragip Bytyqi, banor i këtij fshati, së bashku me familjen do marrë rrugën e migirimit.

“S’më kambetur gjë tjetër”, thotë ai.

Për këtë ai ka shitur edhe kafshët shtëpiake për të dalë jashtë vendit. Por, para se të niset, ka edhe një porosi për presidenten dhe kryetarin e Ferizajt.

“As kryetari as kurrkush mos të më dalë përpara. Nëse është nevoja deri në Australi kam me shku e k’tu s’rri”, ka thënë ky banor.

Ky banor i fshatit Tërn nuk është i vetmi që synon të marrë rrugën e migrimit. /RTV21/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat