Sot një gjykatë në Egjipt, lëvizjen palestineze "Hamas" e ka shpallur si organizatë terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i gjykatës në kushte anonimiteti, konfirmoi për AA se gjykata egjiptiane deklaroi Hamasin si "organizatë terroriste". Gjykata egjiptiane solli këtë vendim edhe pse lënda më parë ishte refuzuar për "mungesë të juridiksionit të gjykatës."
Avokati Samir Sabri bëri thirrje që Hamasi të deklarohet si "grup terrorist", duke pretenduar se ky grup ka kryer sulme terroriste në Egjipt përmes tuneleve që lidhin gadishullin Sinai me Rripin e Gazës.
Në mars 2014 e njëjta gjykatë ndaloi aktivitetet e Hamasit në Egjipt dhe konfiskoi zyrat e tyre.