Rikthehet emisioni “Rruga e ndriçuar” me dr. Shefqet Krasniqin

Pas një kohë pauze rikthehet emisioni shumë i pëlqyer nga publiku, Rruga e ndriçuar me dr. Shefqet Krasniqin. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të hoxhës në facebok, Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi.

Emisioni është i drejtpërdrejtë dhe mund të ndiqet në TV Vali, TV Mitrovica dhe TV Prizreni si dhe përmes Youtube.

Emisioni i sotëm do të jetë edhe paraqitja e parë publike e dr.  Shefqet Krasniqit, nga shtatori i vitit të kaluar. 

Dr. Shefqet Krasniqi, me disa hoxhallarë të tjerë, ishte arrestuar shtatorin e vitit të kaluar nën akuzën për nxitje të urrejtjes dhe terrorizmit me ç’ rast ishte mbajtur një muaj në paraburgim. Ai më pas u lirua pasi që nuk u gjet as edhe një fakt për atë çfarë akuzohej.

Që nga ajo kohë, dr. Shefqet Krasniqi, me ligjëratat dhe këshillat e tij, u ka kunguar shumë besimtarëve. Ai ende nuk është rikthyer as në pozitën e tij si imam dhe ligjërues në xhaminë e madhe në Prishtinë.

Ditëve të fundit, dr. Shefqet Krasniqi, ishte në Meke, ku mori pjesë në konferencën e organizuar nga Liga Botëror Islame (RABITA) me temën "Luftimi i terrorizmit"./Shembulli/

 

Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat