Shpërthim në Degën e Inteligjencës Ajrore të Asadit në qytetin Halep, 50 ushtarë të vrarë

50 ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit me eksploziv në tunelin e cili ishte gërmuar poshtë ndërtesës së Degës së Inteligjencës Ajrore të regjimit të Asadit në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga aktivistët lokalë në Halep, Ebu Firas el-Halebi, në një deklaratë për gazetarin e AA theksoi se forcat opozitare shkaktuan shpërthim në tunelin e gërmuar për tre muaj poshtë ndërtesës së Degës së Inteligjencës Ajrore në rajonin Xhemijet'uz-Zehra.

Sipas Halebit, nga shpërthimi kanë humbur jetën 50 ushtarë të regjimit dhe se një pjesë e madhe e ndërtesës në fjalë është shembur.

"Tuneli poshtë ndërtesës së Degës së Inteligjencës Ajrore u gërmua në bashkëpunim me Frontnt Nusra, Ushtrinë e emigrantëve (muhaxhirëve), Fronti i Damaskut, Regjimenti i parë dhe forcat e tjera të opozitës dhe në orët e mbrëmjes tuneli është shkatërruar nga shpërthimi. Pas shpërthimit në rajon po përjetohen konflikte të ashpra".

Ndërsa Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian (SRGC) në lidhje me shpërthimin në fjalë ka theksuar se shumë ushtarë të regjimit kanë humbur jetën dhe se mes opozitarëve dhe forcave të Asadit po përjetohen konflikte të ashpra në rajon.

Gjithashtu pretendohej se ndërtesa e Degës së Inteligjencës Ajrore përdorej së bazë ushtarake dhe qendër torturash për të burgosurit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat