Komandanti ushtarak i Frontit Nusra, Ebu Humam al-Shami është vrarë të enjten në provincën Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë siriane shtetërore të lajmeve, Ushtria e Sirisë mori përgjegjësinë për sulmin.
Ndërkohë sipas pretendimeve të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi kishte në shënjestër një grupim të Al Kaedës në qytetin Salqin të Sirisë.
Fronti Nusra është një nga grupet opozitare në Siri që është duke luftuar kundra regjimit të Asadit.