Sot rreth orës 16 është sulmuar në zyrën e tij kryetari i komunës Agim Bahtiri. Sulmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Zahiti tha se një qytetar në orët e pasdites e ka sulmuar kryetarin Bahtiri në zyrën e tij të punës.
Pa dhënë shumë detaje tjera Zahiti tha se identiteti i të dyshuarit është i njohur për Policinë dhe policia është në kërkim të tij për ta arrestuar.
Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi e as natyra e lëndimeve të kryetarit Bahtiri.