Menubar

Dr. Aude për Al Jazeera: Shfrytëzimi politik i situatës i shërben Iranit, por është në dëm të shiitëve

Dr. Selman Aude ka thënë se Irani po luan me pakicat shiite, por kjo edhe pse i shërben Iranit, në të vërtetë i bën dëm drejtimit shiit me grupacionet e tij të ndryshme, ngase Irani është një shtet i cili mund të dobësohet apo edhe të zhduket në çdo kohë, kështu që shiitët mbesin të vetmuar nëpërballje me rrethin e tyre sunit i cili si kurrë më parë e ka humbur besimin në lojalitetin e tyre.

Gjatë një ndërhyrje sonte në kanalin Al Jazeera dhe si përgjigje rreth frikës që të çështja të shfaqet si një rreshtim rajonal sunit para një rreshtimi shiit? Aude u përgjigj: Ka të atillë që paramendojnë se forcat perëndimore angazhohen për të shpikur një përleshje mes shiave dhe sunitëve, por realiteti i tërë çështjes është se shiat janë pakicë në botën Islame dhe kanë jetuar gjatë historisë nën protektoratin e sunitëve. Tashmë ne jemi para një fenomeni i cili njihet ndryshe si tirani e pakicës dominim i saj nën sloganin e viktimizimit dhe padrejtësisë iluzionare.

Ndërsa për skenat shqetësuese si pasojë e rolit shkatërrimtar iranian në rajon, Dr. Aude pohoi se rënia e Irakut, rënia e një pjese të Afganistanit dhe Sirisë, shpërngulja e milionave dhe vrasja e qindra mija grave dh fëmijëve, tërë kjo ka ndodhur për shkak të zgjerimit iranian. Tash së fundi Irani po luan edhe me unitetin e Jemenit dhe stabilitetin e tij, e mashtruar me sukseset e saj momentale.

Gjithashtu, ai sqaroi se në çdo vend islam gjendet një pakicë shiite e cila jeton në prehrin e sunitëve me shekuj të tërë dhe ka ekzistuar harmoni mes tyre. Por, kur kjo pakicë mundohet të shndërrohet në autoritet udhëheqës dhe ajo ta ketë pushtetin, atëherë patjetër se duhet një gjë e tillë të parandalohet.

Dr. Aude tërhoqi vëmendjen se as vetë Irani nuk është i tëri shiit, bile nacionaliteti pers brenda tij nuk e kalon shifrën e 30%. Irani pra, është një vend i pakicave dhe mundësia e ndarjes së tij është optimale, andaj sikurse që ajo mundohet t’i dëmtoj të tjerët atëherë, rezultati i natyrshëm është se edhe të tjerët do të mundohen ta dëmtojnë atë.

Në ndërhyrjen e tij, mes tjerash, pohoi se nuk i lejohet një klase, pakice apo grupacioni të vendosë veten e tij si zëdhënës në emër të të gjithëve në Jemen dhe të anuloj gjuhën e dialogut dhe pajtimit ndërnacional. Gjithashtu, pohoi se ekzistojnë palë të cilat mundohen t’i blejnë autoritetet me ndikim në Jemen në të mirën e njërës palë apo tjetrës. Me këtë Dr. Aude dëshiron të siguroj që duhet të ekzistojnë kufij  në të cilat besojnë të gjithë dhe se e drejta e popujve dhe e drejta e të gjitha forcave duhet të jetë e garantuar.

Dr. Aude tha se interesi i Jemenit është që të mos hidhet në një realitet të caktuar dhe të mos e anashkaloj një grup apo të mos i shënjoj demonstruesit me hekur dhe zjarr,  dhe të mos helmohet lidhja mes Jemenit dhe mjedisit historik që e rrethon dhe fqinjëve të tij.

Ndërsa si përgjigje për pretendimet e huthijinëve se ndërhyrja e forcave të Gjirit Arab në Jemen është shërbim që i ofrohet Amerikës dhe Izraelit, Dr. Aude tha: Këto pretendime më nuk i përpijnë lehtë popujt, të cilët tashmë janë ndërgjegjësuar me përpjekjet mashtruese dhe përpjekjet për t’i kapërcyer faktet si dhe e kanë kuptuar mirë se ofendimi i Amerikës publikisht nuk është pengesë absolutisht që të zhvillohen negociata të niveleve të mirëfillta me të. 

Dhe shtoi: Gjuha përplot parulla të cilat përmbajnë luftimin e tiranëve dhe thirrjet për ndihmën e të shtypurve që ka qenë ngritur në revolucionet e mëparshme doli në shesh, më pas, se e tërë çështja nuk ishte më tepër se sa parulla të thata.

Dhe sqaroi se kush i përcjell me kujdes zhvillimet sheh se ata që ngritin parullat ‘Vdekje Amerikës’ në të vërtetë kanë lidhje dhe takime të posaçme dhe kanë hyrë në Irak mbi tanket amerikane. Pastaj, a nuk janë negociatat të cilat po zhvillohen mes Amerikës dhe Iranit, para syve të botës, vetëm se një përgënjeshtrim dhe demaskim i këtyre pretendimeve.

https://www.islamtoday.net/albasheer/artshow-12-208121.htm


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat