Erdogan bisedon me mbretin saudit për situatën në Jemen

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka realizuar një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud, në lidhje me zhvillimet e fundit në Jemen.

Në këtë bisedë telefonike Presidenti Erdoan shprehu shqetësimin në lidhje me shkeljen që milicët Huthi në Jemen u bëjnë të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Erdogan ka theksuar gjithashtu se veprimet që rrezikojnë unitetin dhe integritetin e Jemenit, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit janë pritur me shqetësim edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Kurse Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, e ka falënderuar Erdoganin për mesazhin sensibilizues dhe përkrahës, dhe e përcolli informacione rreth operacioneve të nisura nga vendet e Gjirit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite të cila nisën me kërkesë të Presidentit jemenas, Abdurabbu Mansur Hadi.

Presidenti Erdogan dhe Mbreti i Arabisë Saudite duke iu referuar takimit të tyre në Riad më 2 mars, me këtë bisedë ata kanë riafirmuar edhe njëherë vendosmërinë për maksimalizimin e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat