Babai i futbollistit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka ndërruar jetë sot në një spital në Gjermani.
Pas gëzimit që shijoi javën e kaluar në fitoren 2-1 të Shqipërisë ndaj Armensië, Mërgim Mavraj po përjeton një moment të dhimbshëm.
Anëtari i skuadrës gjermane Koln, Mavraj është njoftuar për vdekjen e babait të tij gjatë orëve të para të ditës së premte.
Mustafë Mavraj vuante nga një sëmundje dhe për një kohë ishte i shtruar në spitalin e Frankfurtit në Gjermani.
Varrimi i të ndjerit, Mustafë Mavraj do të bëhet nesër (e shtunë) në Kosovë, më saktësisht në fshatin Saradan të Istogut me fillim nga ora 16:00.
Të Zotit jemi e te Ai do të kthehemi...Syu loton e zemra pikellohet e sdo themi asgje veç asaj që Zotin e kënaq : "Të...
Posted by Mergim Mavraj on Friday, April 3, 2015