Hoxha i suspenduar Irfan Salihu: Ne kemi qenë autoktonë në këto tokat tona (VIDEO)

Imami i Xhamisë “Suzi Qelebiu” në Prizren, i cili u suspendua nga detyra e tij nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një ligjeratë ka deklaruar se shqiptarët kanë qenë megjithatë autoktonë në Kosovë.

Sipas tij shqiptarët e Kosovës janë pushtuar 250 vjet nga sllavët, janë persekutuar e dhunuar nga Nemanjiçët (Car Dushan Nemanja) në Jug dhe Brankoviçët në Veri me qendër në Novobërd.

Ai mëtutje vazhdon dhe thotë se kur ka hyrë Perandoria Osmane në trevat shqiptare, janë pritur si çlirues njejtë sikurse e pritën Kosovarët më 1999 NATO-n.

Për më shumë, mund ta shikoni video-shkëputjen e plotë. /Ilirida.net


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat