Më në fund edhe në Lubjanë ndërtohet xhamia

Ndërtimi i qendrës islame në Lubjanë, që si ide kishte nisur në vitin e largët 1969, do të filloi gjatë prillit në pjesën qendrore të qytetit në një hapësirë prej 13 mijë metrash katrorë.

Kompleksi do të përfshijë xhami, qendër arsimore, sallë sportive, restorant dhe objekte tjera përcjellëse, është saktësuar sot në Sarajevë gjatë prezantimit të projektit.

Sekretari i Bashkësisë Islame në Slloveni, Nevzet Poriq ka theksuar se një qendër e tillë është e nevojshme për Lubjanën, duke pasur parasysh në numrin e madh të myslimanëve, raporton agjencia Fena, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë po ashtu se sipas regjistrimit të vitit 2002 në Slloveni jetojnë rreth 50 mijë myslimanë, mirëpo sipas të dhënave të bashkësisë islame në këtë shtet jetojnë dyfish më shumë myslimanë, 40 për qind prej tyre në Lubjanë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat