Qeveria në Francë mbështet kërkesën për të rritur numrin e xhamive në vend

Qeveria socialiste në Francë, ka mbështetur kërkesën e Këshillit islamik të Francës për të rritur numrin e xhamive në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shtetit, Thierry Mandon i cili drejton punimet për reformimin e institucioneve shtetërore në qeverinë e Francës në një deklaratë në kanalin televiziv "I Tele" tha se në vend nuk ka mjaftueshëm xhami.

Mandon ka pohuar se: "Akoma në shumë rajone në vend muslimanët nuk mund të përmbushin detyrimet e adhurimit në kushte të përshtatshme. Duhet ta pranojmë që kushtet e adhurimit të muslimanëve nuk janë të kënaqshme. Në shumë vende të adhurimit kushtet fizike nuk janë të përshtatshme".

Thierry Mandon, ka theksuar gjithashtu se vendet e adhurimit duke mos qenë në përputhje me kushtet e përshtatshme është një ndër faktorët që rrisin radikalizmin.

Edhe Bashkësia e Peshkove të Francës duke bërë një deklaratë ka theksuar se kërkesa e Këshillit islamik për rritjen e numri të xhamive në vend është "legjitime" dhe ka mbështetur këshillin.

Ndërsa Partia ekstreme e krahut të djathtë, Partia e Ballit Kombëtar në një deklaratë ditën e djeshme kundërshtoi fortë kërkesën për ndërtimin e xhamive. Florian Philippot zv. kryetari i partisë së Ballit Kombëtar duke i cilësuar xhamitë si "njëqind përqind vende për radikalizëm"  pretendoi se në vend ka mjaftueshëm xhami.

Kryetari i Këshillit Islamik të Francës, Dalil Ebubekir, pati theksuar se në vend ndodhen afërsisht 2 mijë e 200 xhami dhe sipas tij numrin e këtyre xhamive dëshironin ta dyfishonin brenda dy viteve.

Në Francë jetojnë afërisht 5 milionë muslimanë ku shumica e tyre janë nga Afrika Veriore, dhe Franca është një ndër vendet e para në Evropë ku jetojnë më shumë muslimanë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat