Njëzetë militantë huthi u vranë sot në jug të Jemenit, duke përfshirë 14 prej tyre, të cilët u vranë në Aden, pas sulmeve të koalicionit arab, të udhëhequr nga Riadi, sipas burimeve ushtarake.
“Katërmbëdhjetë militantë huthi u vranë në një seri prej tetë sulmesh të koalicionit të drejtuar herët në mëngjes kundër pozicioneve të tyre afër Dar Saadit”, njofton një burim brenda forcave besnike të presidentit Abd Rabbo Mansour Hadi.
“Disa nga militantet u larguan në veri pas sulmeve në drejtimin e Lahjit”, - shtoi ky burim.
Në qytetin Dhaleh në veri të Adenit, luftëtarët të cilët mbështesin presidentin Hadi, u bënë pritë dje rebelëve duke vrarë gjashtë prej tyre.
Më 26 mars Arabia Saudite ka marrë drejtimin e një koalicioni prej nëntë vendesh arabe, të cilët kryejnë sulme ajrore për t’u ardhur në ndihmë përkrahësve të presidentit Hadi./trt/