Zjarr në një xhami historike në Yozgat të Turqisë

Përfshihet nga flakët xhamia hitorike 150 vjeçare, Ahmet Efendi në Yozgat të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia Ahmet Efendi e cila ndodhet në lagjen Tashkopry në Yozgat është përshirë sot nga flakët dhe si rrejdhojë është djegur një pjesë e madhe e saj.

Pas thirrjeve të banorëve brenda një kohe shumë të shkurtër në vendngjarje kanë ardhur forcat e zjarrfikëses të cilat pas një pune të lodhshme kanë arritur të marrin nën kontroll zjarrin.

Xhamia e dëmtuar nga zjarri është jashtë funksionit. Ndërkohë Prefekti i Jozgatit, Abdulkadir Yazıcı, Rektori i Universitetit Bozok dhe Drejtori i Policisë së zonës kanë shkuar në vendgjarje.

Prefekti në një deklaratë për mediat tha se shkaku i zjarrit akoma nuk dihet, dhe se është dëmtuar një nga veprat më të rëndësishme të historisë të qytetit dhe vendit. Prefekti në fjalën e tij shtoi se brenda këtij kompleksi ndodhet edhe një varr i një dijetari që vizitohet nga shumë qytetarë. Prefekti tha gjithashtu se dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndië elektrike në dhomën e imamit të xhamisë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat