Në Egjipt jepet vendimi për dënim me vdekje për Muhammed Bedii, Shefin udhëzues të Këshillit të Organizatës Vëllazëria Myslimane (Ihvan) sëbashku me 13 drejtuesit e tjerë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykimi për çështjen "Njësia e Operacioneve Rabia" ku gjykoheshin 50 anëtarë të Ihvanëve dhe Bedii u vazhdua në gjykatën penale të Kairos e cila vendosi për Bedii dhe 13 drejtues të organizatës Ihavan dënim me vdekje, ndërsa për 37 personat e tjerë të cilët po gjykoheshin po për të njëjtën çështje vendosi masën me burg për jetë.
Theksohet gjithashtu se mes 37 personave të cilët u dënuar me burgim për jetë ndodhet dhe qytetari amerikan Muhammed Sultan i cili prej një viti ndodhej në grevën e urisë për të protestuar arrestimin e tij.
Njoftohet gjithashtu se vendimi është i apelueshëm.
Gjykata vendimin me vdekje për Bedii e kishte dhënë që në muajin mars, por kishte njoftuar se njoftimin zyrtar do ta paraqiste me 11 prill pas konsultimit me myftininë.
Ndaj të akuzuarve në çështjen e cila njihet si "Njësia e Operacioneve Rabia" drejtohen akuzat për "shkaktimin e kaosit në vend, përgatitjen e planit të sulmit ndaj stacioneve policore, mallrave publike, institucioneve qeveritare dhe atyre private dhe kishave gjatë shpërndarjes së protestave Rabiatul Adeviyye me 14 gusht".