Një i vdekur dhe 11 të plagosur në incidentin me armë në Tetovë

Një 21 vjeçar i vrarë dhe 11 të plagosur është bilanci i shkëmbimit të zjarrit  mbrëmë, i ndodhur rreth orës 22 në lokalin Barcode në Tetovë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth motiveve që kanë cuar në përleshjen me armë. Nga çfarë mëson ALSAT, ngjarja ka filluar në momentin kur nga jashtë , personi i arrestuar tashmë nga policia, ka filluar të gjuaj në drejtim të tavolinës ku ishin të ulur viktima, me emrin Altrim A nga fshati Poroj dhe shokët e tij. Plumbat kanë lënë fillimisht të plagosur Altrimin dhe 5 persona të tjerë rreth tij. Nga shkëmbimi i zjarrit që vazhdoi për disa çaste, mbeti i plagosur edhe njëri nga të dyshuarit për kryerjen e aktit, i cili nga plagët e marra në kraharor tani është në kurim në spitalin klinik të Shkupit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Rastin e ka konfirmuar edhe Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, nga ku informojmë se, hetimi ende vazhdon ndërsa deri në këto momente, flet arrest është prerë për dy personave./alsat-m/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat