Forcat e Assadit bombarduan shkollën, vriten 13 civilë, në mesin e tyre fëmijë mësues

Trembëdhjetë civilë, në mesin e të cilëve tre mësues dhe tre nxënës, janë vrarë sot në sulmin ajror të forcave të regjimit në Sirië, ndaj shkollës Saad el-Ensari në Halep. Koalicioni kombëtar i forcave revolucionare dhe opozitare i Sirisë ka pezulluar mësimin në Halep për shkak të sulmeve të fuqishme dhe të shpeshta ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet ajrore në zonat e ndryshme të Halepit sot janë intensifikuar ndjeshëm. Janë qëlluar objektivat në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa një nga objektivat ishte edhe shkolla fillore Saad el-Ensari. Nga ky sulm janë vrarë 13 civilë në mesin e të cilëve tre nxënës dhe tre mësues.

Sulmet ajrore të forcave të regjimit sirian janë intensifikuar pasi që një nga krerët e regjimit të Assadit, Ahmed Hassan i dha urdhër ushtrisë të sulmojë me granata çdo objektivë ku janë vendosur kryengritësit pavarësisht civilëve dhe pasojave. Ai, po ashtu u bëri thirrje civilëve të braktisin këto rajone.

Sulmet ajrore në zonën më të gjerë të Halepit akoma vazhdojnë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat