Hoxhë Justinian Topulli rizgjidhet Kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë mblodhi Asamblenë e Përgjithshme ne sesionin e saj të parë në qytetin e Durrësit në datën 17-18 Prill 2015. Në këtë Asamble u morën dy vendime të rëndësishme:

1- Zgjerimi i Këshillit të Përhershëm të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, që është edhe organi më i lartë vendimmarrës, me 6 anëtarë të rinj.

2- Zgjedhja e Kryetarit të ri të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë nga Këshilli i ri i Përhershëm pas propozimit të emrave të kandidatëve për këtë post nga Këshilli i Përhershëm.

Pas një procesi tepër transparent dhe me votë të fshehtë si[as parimit “Një anëtar, një votë” u zgjodhën gjashtë anëtarët e rinj të Këshillit të Përhershëm, të cilët dhanë propozimet e tyre kandidatët për kryetar të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

Në përfundim Asambleja e Përgjithshme rikonfirmoi Justinian Topullin si kryetar të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë me shumicë absolute votash pro dhe një abstenim./LHSH/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat