Në bastisjet e mbrëmshme të trupave izraelite në Bregun Perëndimor dhe Lindje të Jerusalemit, janë arrestuar 17 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët bastisën disa shtëpi palestineze në lagjen e Jerusalemit Silwa, dhe disa vendbanime të Bregut Perëndimor.
Ushtria pak më vonë konfirmoi përmes profilit Twitter se 13 palestinezë u arrestuan me dyshimin për "përfshirje në akte dhune dhe në akte terroriste kundër civilëve dhe forcave të sigurisë".
"Të arrestuarit aktualisht janë duke u marrë në pyetje," thekson ushtria e Izraelit, pa përmendur emrat e të arrestuarve.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor.