Menubar

Kim Mehmeti: Kujdes, regjimi DPMNE-BDI është i gatshëm të na flijojë të gjithëve!

Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar pas informacioneve se “persona të panjohur nga Kosova kanë marrë nën kontroll një stacion policor në komunën e Likovës në Kumanovë”. 

“Ja pra, gjithmonë përsëritet e njëjta: Çdo destruktivitet i regjimeve të këtushëm, duhet të mbulohet me gjakun shqiptar! Si nuk ndodhi njëherë të vetme që të sulmohej ndonjë stacion policor në ndonjë vendbanim maqedonas?! Andaj keni kujdes, ngaqë për ta shpëtuar vetveten, regjimi DMPNE-BDI është i gatshëm të na flijojë të gjithëve!”, ka shkruar Mehmeti, në profilin e tij në Facebook.

Sipas Mehmetit, nuk është e pamundur që ky regjim, i përbërë nga kryehajdutë e banditë partiak, të investojë disa miliona euro për të inskenuar ndonjë konflikt ndëretnik, për të marrë në qafë shqiptarë dhe maqedonas të pafajshëm!

“Andaj mos bini pre e këtyre provokimeve! Nëse duhet kësaj radhe dikush të luftojë, le të bëjnë luftë mes veti kryesuesit e DPMNE-së me ata të BDI-së, ata që na i morën të gjitha e që tani duan t’i viktimizojnë edhe jetët tona”, ka shkruar Mehmeti.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat