Dr. Jusuf Kardavi dënon gjykimin e padrejtë ndaj presidentit Mursi

Dr. Jusuf Kardavi, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, dënoi gjykimin e padrejtë kundrejt presidentit Muhamed Mursi, duke shkruar në twitter: "Po dënohet presidenti i parë që u përpoq me të drejtë që Egjipti të ketë ushqimin, barërat dhe armët e veta, ndërsa ata që ua shitën Egjiptin armiqve dhe e lanë mbrapa lihen të lirë duke i shfrytëzuar gjërat që i kanë grabitur!!"

Pastaj kritikoi administrimin e gjykatës egjiptiane nga ushtria duke thënë: "Nuk konsiderohet më gjykata egjiptiane një ndër autoritetet, por i tërë vendi, duke përfshirë të gjitha autoritetet e tij, po udhëhiqet nga ushtria!"

Në fund, ai u bëri thirrje të burgosurve në Egjipt, të cilët i quajti të lirë, dhe revolucionarëve të durojnë, duke thënë: "O ju të lirë, që gjendeni në burgjet e tiranëve, o ju kryengritës të Egjiptit, bëhuni të qëndrueshëm, ngase ju jeni në të vërtetën dhe askush nuk do të ketë mundësi t'jua rrëmbejë dëshirën ose t'jua shuajë revolucionin."/Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat