Aktiviteti i kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma, nuk ka të ndalur. Ai përveç obligimeve të cilat bien mbi të si i pari i kësaj komune, nuk heziton të jetë edhe të kryej punë jashtë obligimeve të tij.
Ai i cili njihet si një punëtor i palodhshëm, kësaj radhe nuk ka hezituar që t’i pastrojë varrezat e dëshmorëve në Han të Elezit.
Ndryshe, Suma ka qenë i vetmi kandidat i pavarur që ka arritur ta fitojë garën për kryetar të Komunës.
Madje, ai për të dytin mandat radhazi e drejton Komunën e Hanit të Elezit./Telegrafi/