Forcat kryengritëse në vendin Busra es-Sham në rajonin jugor sirian Dera janë mbrojtur nga sulmet dyditore artilerike dhe tokësore të ushtrisë siriane dhe e ruajtën kontrollin e vendit. Me atë rast kanë vrarë së paku 100 ushtarë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i forcave kryengritëse në vendin në fjalë, Kasim Hariri ka thënë për AA se i kanë shkaktuar goditje dhe humbje të mëdha ushtrisë së regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Forcat e Assadit kanë tentuar të marrin territorin tonë. Forcat kryengritëse janë bashkuar dhe kanë detyruar ushtrinë e Assadit të tërhiqen nga frontet. Kemi vrarë së paku 100, ndërsa 13 ushtarë i kemi kapur, katër nga të cilët ishin nga Afganistani. Në radhët e regjimit luftojnë të rinjtë e moshave 15 deri 20 vjeçare. Ne tani luftojmë kundër fëmijëve", ka thënë Hariri.
Ai theksoi se në frontet përreth Damaskut në radhët e ushtrisë së regjimit luftojnë edhe gratë, gjë të cilën e konsideron si tregues se Assadit i mungojnë resurset njerëzore.