Rasti i Likovës, inskenim

Likovasit janë të shqetësuar me “lojën” që po bën pushteti maqedonas për të mbuluar korrupsionin dhe kriminalitetin që ka kapluar shtetin.

Si tendencë për të shmangur vëmendjen nga këto probleme, si dhe nga aferat e fundit të përgjimeve që kanë kapluar Maqedoninë, banorët thonë se shteti po krijon inskenime. Si të tillë Likovasit e shohin edhe “marrjen e stacionit” të Goshincës, “lidhjen e policëve” e më pastaj lëshimin e tyre.

“Ky ishte një inskenim me qëllim që të harrohet kriminaliteti në Qeverinë e Maqedonisë”, thotë Ekrem Duraki, axhustator nga ky fshat.

Teksa ai flet për gazetarë, një bashkëfshatar që del nga xhamia e fshatit që gjendet përballë, i tërheq vërejtjen, nga frika se për fjalën publike mund t’i dalë problem. Burri vazhdon punën e tij, lyerjen e disa hekurave, duke lënë një porosi për Qeverinë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet të reagojë më ashpër ndaj tendencave si kjo e fundit, kur qytetarët e Kosovës u akuzuan se lidhën policët maqedonas në Goshincë”, thotë ky banor./zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat