Shqiptari nga Gjermania, ndërton shtëpinë për nënën që jetonte me dy jetimët në kasolle (Foto)

Fillon ndërtimi i shtëpisë për nënën që jetonte në një kasolle me dy jetimët e saj

 

Kasollja të cilën jetonte Feride Fazlije Roka me dy jetimët e saj (vajzën Qerimen dhe djalin Azemin), më nuk do të jetë. Familja nga qyteti i Gjakovës shumë shpejt do të akomodohet në shtëpinë e re, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet.

Skender Saliu, shqiptar i cili jeton në Gjermani, ka vendosur që ta financojë ndërtimin e shtëpisë, ka theksuar për Telegrafin drejtori I Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Ai ka sqaruar se me të parë publikimin e lajmit tek Telegrafi, Saliu është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë kësaj familje.

Sipas Kastratit, edhe për pjesën e brendshme të shtëpisë janë siguruar mjetet financiare nga persona të cilët nuk kanë dashur që emrat t’ju publikohen. /Blendi Devolli/Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat