Sot shënohet 100 vjetori i Betejës së Çanakalasë

Të premten dhe të shtunën në Turqi do të shënohet 100 vjetori i fillimit të Betejës në Çanakala, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe krerët shtetrorë të vendeve të rajonit.

Për të shënuar 100 vjetorin e Betejës së Çanakalasë, më 24 dhe 25 prill do të mbahen një sërë manifestimesh, ku përpos presidentit të Turqisë, do të marrin pjesë edhe presidentët e 21 vendeve dhe krerët e parlamenteve, kryeministra, ministra, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve nga të gjitha pjesë e botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Prezencën e tyre në manifestimin e 100 vjetorit të fillimit të një nga betejave më të mëdha të Luftës së Parë Botërore, e cila u zhvillua në Dardanele, kanë konfirmuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Ligës Arabe, Organizatës së Konferencës Islamike, Unionit Afrikan dhe të tjerët.

Ndër të ftuarit janë edhe një numër i zyrtarëve të lartë nga rajoni. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryetar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniç, President i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ministri kroat i Veteranëve, Predrag Matic Fred, të cilët kanë konfirmuar më parë ardhjen e tyre.

Beteja në Çanakala, e njohur edhe si Beteja e Galipolit, ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe të ashpra të Luftës së Parë Botërore, dhe sipas shumë indikatorëve dhe luftërave në përgjithësi.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat