Arsimtari rrah brutalisht nxënësen e klasës së tetë në Suharekë (Video)

Një nxënëse e klasës së tetë është rrahur nga arsimtari i saj, pasi kishte kërkuar sqarime lidhur me vlerësimin që i ishte bërë në test. Arsimtari, i cili e grushtoi dhe e shqelmoi 13-vjeçaren, tashmë është transferuar në një shkollë tjetër.

Shoqet e klasës rrëfejnë rastin, duke theksuar se nuk është hera e parë që ky arsimtar rrah nxënësit.

Kërkoi një sqarim për vlerësimin e testit të historisë, por arsimtari i kësaj lënde e rrahu me grushte e shqelma nxënësen e klasës së 8.

13-vjeçarja, nxënëse në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Vraniq të Suharekës, nuk pranon të flasë para kamerës, por nëna e saj e konfirmoi për KTV-në dhunën e ushtruar ndaj vajzës së saj.

Dy shoqet e klasës rrëfejnë se si ndodhi sulmi.

Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që ky arsimtar sillet dhunshëm me nxënësit.

Përkundër këtij fakti, Komisioni disiplinor si masë ndëshkimi ndaj arsimtarit e mori vendimin për transferimin e tij në një shkollë tjetër.

KTV ka kontaktuar edhe me arsimtarin Eqrem Buzhala, por ai nuk ka pranuar të japë sqarime para kamerës.

Buzhala ka thënë se ai është pajtuar me vendimin e Drejtorisë së Arsimit dhe i ka kërkuar falje familjes së vajzës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat