Dënohen me burg 63 studentë që kundërshtuan grushtin e shtetit në Egjipt

Njoftohet se 63 studentë në Egjipt kanë marrë dënime të ndryshme duke filluar me nga 1 vit e deri në 7 vjet burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqësorit mësohet se Gjykata Penale e Kajros në seancën gjyqësore të mbajtur në Akademinë e Policisë Tora me akuzat se janë përfshirë në ngjarjet kundër grushtit të shtetit në Universitetin Ezher në Kajro ka dhënë vendimin për dënimin e 10 studenteve vajza me 1 vit burg, ndërsa për 53 studentët e tjerë nga 7 shtatë vjet burg.

Gjykata gjithashtu për 15 persona të tjerë, ku 3 prej tyre femra dhe duke përfshirë gazetarin Ahmed Xhemal Ziyade dhe studentin turk, Muhammed Recep Yazar i cili u arrestua në protestat kundër grushtit të shtetit dhe i cili më pas u la i lirë për tu gjykuar, dha vendimin për lrimin e tyre.

Universitetet në Egjipt pas grushtit ushtarak më 3 korrik 2013 gjatë gjithë periudhës pasi filloi viti shkollor në shtator 2013 kanë qenë skena të demonstratave të anti-grusht shtetit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat