Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë kryer sulme kundër pozicioneve të militantëve Huthi në disa lagje të ndryshme në qytetin e Adenit në Jemenin jugor.
Forcat e koalicionit filluan sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake Huthi në disa vende.
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmet janë kryer në vendbanimet Dar al-Hadra Medinutul në Aden dhe në disa vendbanime në veri të këtij qyteti.
Avionët bombarduan dhe njësitë Huthi, që u përpoqën të largohen nga qyteti Dar Sad.
Trazirat në Jemen filluan me protestat e grupeve Huthi, të cilët janë të sektit shiit dhe kundër qeverisë sunite të presidentit Abdurabbu Mansur Hadi. Protestat degjeneruan në konflikte të armatosura mes grupeve Huthi dhe atyre ushtarake, dhe më vonë në luftën kundër Huthive janë angazhuar dhe mbështetësit civilë të presidentit Hadi.
Koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga ushtria e Arabisë Saudit,e në fund të marsit filloi sulmet ajrore mbi pozicionet e Huthive, duke synuar në këtë mënyrë parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në këtë vend.
Pak më pak se një muaj më vonë, më 21 prill sulmet ajrore mbi pozicionet Huthi u ndërprenë zyrtarisht, por megjithatë herë pas here organizohen bombardime ndaj grupeve Huthi./trt/