Udhëheqësi i partisë së djathtë radikale të Lirisë në Holandë (PVV), Geert Wilders, ftoi udhëheqësit e Iniciativës për Mbrojtjen e Lirisë Amerikane (American Freedom Defense Initiative) që të prezantojnë veprat e konkursit të karikaturave anti-islame në një ekspozitë në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga PVV njoftojnë se ftesën për një ekspozitë të tillë në Holandë, Wilders e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në manifestimin e konkursit në fjalë.
"Mund t'ju ndihmojmë që këto fotografi të ekspozohen në ndërtesën e parlamentit holandez", tha Wilders.
Rikujtojmë se dy persona u vranë në një sulm të armatosur që ndodhi mbrëmë para sallonit ku mbahej konkursi i karikaturave anti-islame në Dallas. Mediat holandeze raportojnë se sulmi ndodhi pas fjalimit të Wilders, i cili u largua nga salloni.
Wilders më pas ka thënë se ky ishte një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Ai për televizionin holandez NOS tha se do të vazhdojë luftën e tij politike në vijën që ka përfaqësuar deri më tani. Paralelisht me këtë, kryeministri holandez, Mark Rutte dhe kryetari i Parlamenti, Anouchka van Miltenburg dënuar sulmin e natës së kaluar dhe shprehën kënaqësinë me faktin se Wilders nuk është plagosur në këtë sulm.