Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë kryer sulme ajrore ndaj kampit të lëvizjes Ensarullah (Huthi), El-Aned në qytetin jemenas Lahnc, raporton Anadolu Agenc (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ajror ka shkaktuar dëme të mëdha në kampin ku ndodheshin armë të rënda, tanke, raketa dhe pajisje të tjera. Pas sulmit ka shpërthyer zjarri në pjesë të ndryshme të kampit.
Armëpushimi pesë-ditor në Jemen, gjatë të cilit me propozimin e Arabisë Saudite është dashur të dërgohej ndihma humanitare, ka mbaruar të dielën në orën 23:00 sipas kohës lokale.
Armëpushimi filloi të martën në mbrëmje me qëllim të ofrimit të mundësive për organizatat humanitare për të ofruar ndihmë popullit jemenas prekur nga luftimet në vend dhe nga sulmet e Arabisë Saudite dhe aleatët e saj.
Jemeni i ndarë është përfshirë nga trazirat që nga shtatori i vitit të kaluar kur grupi militant shiit Huthi pushtuan kryeqytetin Sana për të përhapur më pas pushtetin e tyre në pjesë tjera të vendit. Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë më 25 prill filluan operacione ushtarake ndaj pozitave të Huthive në Jemen.