Erdogan viziton Bosnjën

Agjencia Turke e Lajmeve, Anadolli njofton se Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur me nderimet më të larta shtetërore para Presidencës së Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë.

Erdogan është pritur nga kryesuesi dhe anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mlladen Ivaniç, Bakir Izetbegoviç dhe Dragan Çoviç.

Vizitën e parë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë në cilësinë e presidentit të Turqisë, Erdoğan e filloi me takimin me kryesuesin, Mlladen Ivaniç, dhe dy anëtarë të tjerë të Presidencës së BeH.

Gjatë vizitës së presidentit turk është parashikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve, kontratave dhe memorandumeve për bashkëpunimin ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë.

Në orët e pasdites, presidenti turk do të takohet me krerët e dy Dhomave të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, pastaj me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH, Denis Zvizdiç.

Në orët e mbrëmjes Erdoğan do të jetë i pranishëm në hapjen solemne të hamamit të restauruar të Isa-beut në Sarajevë, dhe të xhamisë së restauruar “Careva”.

Gjatë vizitës së sotme në BeH, presidenti i Turqisë do të vizitojë varrin e presidentit të parë të BeH, Allija Izetbegoviç dhe do të vizitojë Bashçarshinë e Sarajevës.

Vizitën në Sarajevë Erdoğan do ta përfundojë pas darkës, të cilën në nder të tij do ta organizojë Presidenca e BeH.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat