Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet sot në Sarajevë për një vizitë zyrtare njëditore, realizoi takime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës.
“Për mua, Presidenti legjitim i Egjiptit është Morsi dhe jo puçisti Sisi”, deklaroi Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, që u mbajt pas takimeve.
Lideri turk reagoi gjithashtu ndaj vendimit për dënimin me vdekje të Muhammed Morsit, i cili u zgjodh president me votën e lirë të popullit të Egjiptit dhe më pas u rrëzuar me grusht shteti.
“Dënimi kapital është i ndaluar në Bashkimin Evropian. Përderisa dënimi me vdekje është i ndaluar në BE, përse nuk e ngrenë zërin dhe pse nuk flasin vendet anëtare të Unionit? Bëhen deklarata pa kryefjalë; kjo e ka një domethënie”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdogan.