Skandal në Britani: Identifikohen 1400 pedofilë, në mesin e tyre 76 politikanë

Policia në Britaninë e Madhe po heton më shumë se 1.400 burra, 261 prej të cilëve i përkasin një profili të njohur publik, si politikanë apo muzikantë, që akuzohen për abuzim seksual me fëmijët në të kaluarën. Rastet përfshijnë dënimet personave të njohur, si Rolf Harris, Gary Glitter dhe Max Clifford etj.

Operacioni i koduar “Hydrant”, është ndërmarrë nga Këshilli Kombëtar i Policisë (NPCC). Nga 1433 personat e identifikuar që akuzohen për pedofili, 216 kanë vdekur, 261 janë klasifikuar si njerëz me rëndësi publike dhe 135 vijnë nga televizioni, kinematografia apo radio. Mes këtyre të fundit, 76 janë politikanë, 43 janë nga industria e muzikës, 135 nga TV, filmat apo radiot dhe shtatë nga bota e sportit, transmeton shekulli.

Një total janë 666 kërkesa dhe raporte që vijnë nga institucionet dhe 357 janë institucione të veçanta të identifikuara. Nga këto 154 janë shkolla, 75 shtëpi fëmijësh dhe 40 janë institucione fetare. Të tjerat përfshijnë institucione shëndetësore, ushtarake, burgje dhe shtëpi pritjesh. 17 institucione janë klasifikuar sit ë paidentifikuara.

Ato kanë të bëjnë me raporte abuzimi apo hetime të abuzimit me fëmijët që prej verës së vitit 2014.

“Po shohim një rritje të paprecedente të numrit të raporteve që shqyrtohen çdo ditë”, tha Shefi i Policisë në Norfolk, Simon Bailey, i cili shtoi se numri total i raporteve për abuzime seksuale arrin në 116 mijë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat