Nisma “Let's do it” dhe iniciativa "Ta Pastrojmë Kosovën", për të katërtin vit radhazi e kanë organizuar fushatën njëditore për t'i larguar mbeturinat në tërë Republikën e Kosovës.
Përkundër motit me shi i cili ka mbizotëruar të premten, këtij organizimi i janë bashkangjitur me mijëra vullnetarë, në të gjitha komunat e Kosovës.
Por, disa nga vullnetarët kanë përdor si moto (në këtë organizim) thëniet e profetit Muhamed për rëndësinë që ka kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë.
“Heqja e gjërave të dëmshme nga rruga, është bamirësi”, shkruante në fanellat e tyre. /Telegrafi/