Klan Kosova ka vizituar familjarët e Fatlum Visheselles dhe Hysen Rushitit, të dy të vrarë në konfliktin e Kumanovës.
Familjarët tashmë kanë hapur derën e zisë, por varrimin do ta bëjnë pasi që të kryhet autopsia nga mjekët ligjorë në Prishtinë.
Familjarët e të vrarëve po shpresojnë se do të varrosen ashtu siç e meritojnë. E, pikërisht për këtë çështje po diskutohet edhe me organizatat e dala nga lufta. /Klan Kosova/