Irani notë protestë Arabisë Saudite, për sulmet pranë ambasadës në Jemen

Irani ka thirrur në Ministrinë e Jashtme të ngarkuarin me punë të Arabisë Saudite në këtë shtet, duke i përcjellë një notë protestë, me pretendimin se dy raketa kanë rënë në afërsi të Ambasadës së Iranit në Sana të Jemenit gjatë sulmeve të ndërmarra nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Iranit theksohet se të ngarkuarit me punë të Arabisë Saudite i janë përcjellë vërejtjet e ashpra të Teheranit zyrtar në lidhje me ngjarjen dhe është paralajmëruar për çështjen e imunitetit dhe sigurisë të diplomatëve dhe ndërtesave diplomatike.

Në takim është theksuar se Arabia Saudite dhe vendet pjesëmarrëse në koalicion janë paralajmëruar se: "Ata do të jenë përgjegjëse për pasojat që do të lindin në rast të injorimit të përgjegjësive ndërkombëtare për sigurinë e diplomatëve".

Irani edhe më parë në muajin prill i ka dhënë notë protestë Arabisë Saudite, ku pas një sulmi të ndërmarrë nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite një raketë kishte rënë në afërsi të ambasadës iraniane.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat