Të martën në xhaminë e Sefës në Gjakovë, iu është falur namazi i xhenazes njërit nga të vrarët në konfliktin e Kumanovës, Mirsad Ndrecajt.
Në këtë ceremoni shihet një numër i madh i pjesëmarrësve të cilët po e përcjellin Ndrecajn për në banesën e fundit.
Ndryshe, Mirsad Ndrecaj, është njëri nga nëntë kosovarët e vrarë në konfliktin e Kumanovës. /Telegrafi/