Ushtria izraelite arrestoi gjashtë palestinezë në Bregun Perëndimor të dyshuar për përfshirje në trazira, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite përmes rrjetit social Twitter tha se ka arrestuar gjashtë palestinezë në Bregun Perëndimor. Sipas deklaratës të personit të përmendur thuhet se ata ishin "përfshirë në incidente të dhunshme".
Nuk dihet se në cilin qytet është kryer operacioni i arrestimeve.
Forcat e sigurisë izraelite në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës shpesh herë arrestojnë palestinezët duke përdorur arsyetime të ndryshme dhe akuza. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë për të burgosurit palestinezë, në burgjet izraelite ka më shumë se 6.500 palestinezë.