Menubar

BIK: Të ndihmohen familjet që kanë humbur fëmijët në luftën e Sirisë

Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), kanë bërë thirrje që, prindërit të cilët kanë humbur fëmijët e tyre në luftë në Siri, të ndihmohen, financiarisht por edhe moralisht e shpirtërisht.

Për rastin e prindit Faik Uksmajli nga Ferizaji, dy djemtë e të cilit kanë shkuar në Siri, një vit më parë (qershor 2014), përfaqësues të BIK-ut, thonë se ‘është obligim i të gjithëve që të ndihmohet z.Faiku në të gjitha format’, transmeton zeri.info.

Faiku ka humbur pasurinë, pasi që ka shitur të gjitha makineritë me të cilat më herët ka punuar me djemtë e tij, (për përpunimin e drurit), me të cilat të holla, ai ka shkuar në Siri, për të kërkuar dy djemtë, nusen dhe dy nipërit.

Ahmet Sadriu, përfaqësues për media në BIK, për gazetën 'Zëri' thotë se Bashkësia Islame është e njoftuar me rastin dhe shpreh keqardhje, dhe të njëjtën kohë siç shprehet Sadriu ‘BIK mbështet në plotësi veprimin, misionin e sakrificën që ka bërë z. Faiku për të gjetur anëtarët e familjes së tij. Ky rast më së miri tregon kujdesin ndjesinë që ka prindi për familjen, në këtë rast për djemtë, nusen e djalit dhe nipa e mbesa, kjo tregon sa e fortë është ndenja e familjes’.

Meqë fatkeqësisht Faiku nuk ka arritur që t’i gjej familjarët dhe kthejë në shtëpi, ‘mbetet që të lutemi që familjarëve të tij mos tu ndodh gjë e keqe’.

Sadriu shton, se bijtë e tij por edhe të gjithë të tjerët, duhet të dinë që sipas mësimeve islame fëmija nuk mund, nuk ka të drejtë të shkojë në asnjë luftë pa miratimin e prindit.

“E sa i përket ndihmës për z. Faikun jo vetëm institucionet shtetërore, por e kemi për obligim të gjithë që ta ndihmojmë dhe atë në të gjitha format, që nga sigurimi i ekzistencës. Të shihet mundësia t’i sigurohet makineria e punëtorisë me të cilën ka punuar më parë, e mbi të gjithë t’i qëndrohet afër moralisht dhe shpirtërisht”, thuhet ndër tjerash në përgjigjet e Sadriut, shkruan më tej Zëri.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat