Xhamia dhe Qendra Kulturore e turqve "Ahiska Amerikane" e ndërtuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare dhe Këshilli i Shoqatave të turqve Ahıska Amerikanë në Massachusetts të SHBA-së është sulumuar me gurë nga një grup i pa identifikuar dhe me maska, raporon Anadolu Agency (AA).
Konsulenti i Shërbime Fetare në Ambasadën e Turqisë në Washington, Yaşar Çolak, në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me ngjarjen tha se sulmi ka ndodhur në 20.15 me orën lokale.
Çolak ka shpjeguar se 5 të rinj me maska pasi kanë ardhur në qendrën e West Springfield në Massachusetts e cila është një rajon i banueshëm dendësisht nga turqit Ahıskalı, ata kanë sulmuar me gurë xhaminë dhe fatmirësisht asnjë nga 3 personat që ndodheshin brenda nuk janë lënduar.
Çolak i cili ka tërhequr vëmendjen se në kohët e fundit në të gjihtë SHBA-në janë shënuar rritje në sulmet islamofobike ai tha se "Është kryer një akt sulmi ndaj një qendre ku Kryesia e Çështjeve Fetare ka emëruar punonjës. Jemi duke kryer kërkime nëse sulmi ka qenë apo jo islamofobik. Është herët ende për të bërë një koment, por nëse do të kemi një rezultat të tillë, do të veprojmë sipas kësaj. Do ta mbrojmë xhaminë"
- Policia ka ardhur në vendngjarje afërsisht 1 orë më pas-
Ndërsa Kryetari i Qendrës kulturore i turqve "Ahiska Amerikane" , Mehdi Osmanlı ka theksuar se gjatë momentit të sulmit brenda xhamisë kanë qenë bashkëshortja e Osman Çalkaya, imamit të xhamisë dhe 2 fëmijët e saj dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Osmanlı duke vënë në dukje se nga ngjarja policia ka mbërritur afërsish pas 1 ore dhe se kanë nisur një hetim duke mbajtur një procesverbal, ai ka theksuar se sulmuesit e rinj kanë qenë të paktën 5 pesona dhe disa prej tyre të maskuar. Osmanli ka shtuar më tej se ai ka informuar Ambasadën Turke në Boston dhe se pas ngjarjes turqit që jetojnë përreth kanë ardhur në qendër.
Xhamia dhe Qendra Kulturore e turqve "Ahiska Amerikane" ishte hapur në muajin mars dhe ishte përuruar me pjesëmarrjen e deputetit të partisë AK në Stamboll dhe delegacionit që e shoqëronte.