Ministri Libanez i Drejtësisë njoftoi se dy veta janë burgosur, pasi që është shfaqur një video ku shihen se si rojet e burgut në Rumijeh, më të madhit dhe më famëkeqit në vend, rrahin të burgosurit.
Dy videoincizime, të bëra me celular, tregojnë se si rojet e burgut nënçmojnë dhe rrahin të burgosurit me gypa të plastikës, transmeton Saff.
Të burgosurit janë sunitë të Libanit kurse rojet janë të krishterë dhe shiitë.
Mes të burgosurve ka mjaft imamë sunitë të cilët janë të burgosur nën akuza të rrejshme për terrorizëm.
Rumijeh është burgu më i madh në Liban. Disa blloqe janë të njohur për kushte shumë të këqija, të stërmbushura dhe për trajtim çnjerëzor të të burgosurve. Publikimi i këtyre videove ka shkaktuar një sërë reagimesh./Shembulli/
Imam Khalid Wael Samed
Imam Omar Al Atrash
Rojet për të cilat dihet se kanë maltretuar imamët sunitë: Dany Gabrile, krishter libanez
Claude Shiha, krishter libanez
Nicholas Cristo